Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Josep Borell, ka organizuar një darkë joformale për liderët e Ballkanit Perëndimor nesër në Bruksel. Në këtë organizim nuk dihet nëse do të marr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkaq mediat serbe kanë konfirmuar se presidenti serb Aleksander Vucic do të jetë prezent nesër në kryeqytetin evropian, transmeton Gazeta Express.





