Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur fjalim para nisjes së Parakalimit të Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në ndër të 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Kurti tha liria e Kosovës ishte ngjizur ndër breza ndërsa kishte kulmuar me luftën e fundit në Kosovë.
“Liria e Kosovës është ngjizur me përpjekjet e pareshtura ndër breza dhe me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e bashkë me bombardimet e NATO-s i dhanë fund një regjimi shtypës dhe ishte hap i shtetësisë sonë”- tha Kurti.
Kryeministri Kurti tha se “sot i përkulemi dëshmorëve të kombit të cilët janë themel i Kosovës e nderojmë invalidët dhe veteranët e Kosovës.
“Disa nga drejtuesit e UÇK po vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë në mënyrë të padrejtë. Ne nuk pranojmë që historia të rishkruhet. Lufta e UÇK ishte luftë e kulluar çlirimtare”- tha Kurti ndër të tjera./Kallxo.com