Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte pjesë e panelit diskutues me temën “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos – Klosters.
Krahas kryeministrit Kurti, në këtë sesion diskutuan edhe: Andrej Plenkoviq, kryeministër i Kroacisë, Dritan Abazoviq, kryeministër i Malit të Zi, Alexander Schallenberg, ministër federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, Zoran Tegeltija, kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës, Miroslav Lajçak, përfaqësues special i Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Odile Françoise Renaud-Basso nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).





