Kryeministri Albin Kurti, mori sot pjesë në konferencën e Fondacionit Friedrich Ebert (FES), në të cilën u bë publikimi dhe prezantimi i Studimit për Rininë 2024.Kurti theksoi se historikisht rinia ka qenë nismëtare e vendimeve dhe kthesave të mëdha, duke luajtur një rol kyç në drejtimin e rrugës progresive.
Kurti në konferencën FES-it: Rinia historikisht ka qenë pjesë e vendimeve të mëdha

Ai shtoi se, edhe sot, rinia, kur pyetet për masa specifike, shpesh favorizon politika të majta. “Ne e kuptojmë nevojën për të përmbushur hendekun midis aftësive dhe nevojave të tregut të punës, andaj edhe përmes reformave në sistemin arsimor, rritjes së buxhetit për arsimin, investimin në infrastrukturën arsimore, dhe programi i themelimit të 12 profileve të arsimit dual, sfidat në arsim edhe po adresohen edhe po zbuten”, ka thënë Kurti.“Synimi ynë është që për një diplomë shkolle a fakulteti patjetër të ketë një vend pune në ekonominë e shtetit tonë. E kjo po reflektohet në ngritje të nivelit të kënaqshmërisë te nxënësit dhe studentët, ndonëse ka ende shumë punë për t’u bërë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

