- Reklama -

Kurti: Ne jemi të palëkundur por marrëveshja varet nga pala serbe

Kryeministri Albin Kurti duke komentuar takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që do të mbahet më 18 gusht në Bruksel, ka thënë se dialogu duhet të jetë për marrëveshje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë me njohje reciproke.

Kurti theksoi se marrëveshja varet nga pala serbe, pasi sipas tij, ajo e Kosovës është e gatshme dhe e palëkundur për njohje reciproke.

- Reklama -

“Kam gatishmëri dhe interesim që dialogu në Bruksel, bisedimet aty përveç se të jenë parimore dhe përmbajtjesore në të njëjtën kohë të mos jetë dialog për dialog por dialog për marrëveshje ligjërisht e obligueshme, për normalizim të plotë me njohje reciproke më qeveri. Por ju duhet ta kuptoni që marrëveshja bëhet me palën tjetër dhe në këtë rast varet nga pala tjetër a do të ketë marrëveshje, ndërsa sa më përket mua gatishmëria dhe interesimi janë të padiskutueshme dhe të palëkundshme”, ka thënë Kurti pas aktivitetit të Kuvendit për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

Ai shtoi se reciprociteti është veprim i shëndoshë dhe normal i marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Ne po i marrim vendimet sovrane por unë e kam thënë edhe në takimin e 15 qershorit të vitit të kaluar, edhe në 19 korrik të vitit të kaluar, se marrëveshja është e qëndrueshme dhe e zbatueshme kur ka parime të shëndetshme brenda, reciprociteti është veprim i shëndosh dhe normal i marrëdhënieve të mira fqinjësore”, ka shtuar ai. /KP/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort