LAJME

Kurti në inaugurimin e Rrjetit për Hulumtim dhe Edukim: Do të luajë rol të rëndësishëm në Kosovë

Kurti në inaugurimin e Rrjetit për Hulumtim dhe Edukim: Do të luajë rol të rëndësishëm në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Nëntor 2022, 15:47

Në Parkun për Inovacion dhe Trajnime në Prizren, është inauguruar Rrjeti për Hulumtim dhe Edukim të Kosovës (KREN).

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti foli për shërbimet digjitale që Kosova aktualisht i ofron për qytetarët e vendit.

Kryeministri Kurti përmendi të gjitha shërbimet elektronike që ofrohen për mes platformës E-Kosova.

Kurti, duke përmendur se Kosova është kampione për shtrirje të internetit, tha se rrjeti KREN është kontribuues kyç për zbatimin e politikave për kërkim dhe hulumtim.

Sipas tij, KREN do të luajë rol të rëndësishëm në Kosovë.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, përfaqësuesi i Bankës Botërore për Kosovë dhe një përfitues – përdorues i KREN-it. /KP/klankosova.tv/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika