LAJME

Kurti: Ne i bëjmë përpjekjet maksimale, ta shohim a vjen opozita

Kurti: Ne i bëjmë përpjekjet maksimale, ta shohim a vjen opozita
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Prill 2026, 08:37

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se do të bëjnë përpjekje maksimale për ta zgjedhur presidentin.

Tek ka hyrë në Kuvend, Kurti ka theksuar se po presin nëse deputetët e opozitës do të shkojnë në seancë.

“Ne i bëjmë përpjekjet maksimale, tash ta shohim a do të vinë deputetët e opozitës që e kanë obligim kushtetues të përfaqësojnë popullin, të marrin pjesë në votim”, është shprehur shkurt Kurti.

Ai nuk është përgjigjur kur është pyetur nëse do ta përkrahin Vjosa Osmanin për presidente./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika