LAJME

Kurti në Davos u takua me ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Estonisë, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në shërbime digjitale

Kurti në Davos u takua me ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Estonisë, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në shërbime digjitale
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Janar 2026, 16:16

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim dhe në një drekë pune ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Estonisë, Erkki Keldo.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti vlerësoi partneritetin dhe bashkëpunimin me Estoninë si anëtare e BE-së dhe NATO-së si dhe mbështetjen e integrimit tonë euro-atlantik.

“Me Estoninë ndajmë realitete të ngjashme të sigurisë dhe një përkushtim ndaj sovranitetit, demokracisë dhe qëndrueshmërisë” – thuhet në njoftim.

Siç bën të ditur ZKM, në takim u bisedua për përvojën e suksesshme të Estonisë në fushën e teknologjisë dhe mundësitë për shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit në shërbimet digjitale, inovacion, infrastrukturë dhe energji.

Në fund thuhet se kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Keldo për takimin dhe bisedën, bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin mes dy vendeve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika