LAJME

Kurti në Davos takon ministrin e Kuvajtit, flasin për investime në energji dhe infrastrukturë

Kurti në Davos takon ministrin e Kuvajtit, flasin për investime në energji dhe infrastrukturë
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Janar 2026, 15:49

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar të enjten një takim në “Shtëpinë e Kosovës” në Davos me Dr. Sabeeh Al-Mukhaizeem, ministër i Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Ripërtëritshme, njëherësh ushtrues detyre i Ministrit të Financave dhe ministër i Shtetit për Çështje Ekonomike dhe Investime i Shtetit të Kuvajtit.

Takimi, i cili u mbajt në kuadër të angazhimeve të Kurtit në Davos, u cilësua nga ai si “pozitiv dhe konstruktiv”. Kryeministri në detyrë bëri të ditur se gjatë bisedës ka falënderuar ministrin Al-Mukhaizeem për, siç u shpreh, “mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të Kuvajtit ndaj përparimit ekonomik të Kosovës dhe njohjes së saj ndërkombëtare”.

Në këtë takim, sipas Kurtit, fokus i veçantë iu kushtua edhe planeve të Qeverisë për mandatin e ardhshëm. Ai theksoi se janë diskutuar mundësi konkrete bashkëpunimi dhe investimi me interes të mundshëm për Shtetin e Kuvajtit dhe bizneset kuvajtiane.

“Fokus i veçantë ishin edhe planet ambicioze të Qeverisë për mandatin e ardhshëm. Specifikisht, diskutuam për një sërë mundësish investimi me interes të mundshëm për Shtetin e Kuvajtit dhe bizneset kuvajtiane, përfshirë sektorët e energjisë, hekurudhave, stadiumeve dhe rezervuarëve të ujit”, ka shkruar Kurti në një postim në rrjetin social X.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika