Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se situata në veri nuk ka qenë kurrë normale, edhe në kohën kur kanë qenë duke punuar serbët.
Kurti: Na nevojiten serbë që nuk japin dorëheqje kur i urdhëron Beogradi

“Nuk është abnormalizimi tani, abnormalizimi ka qenë gjithmonë atje, por ndonjëherë është kamufluar”, tha Kurti në Kuvend.
“Neve na nevojiten serbët në institucione, por nuk na nevojiten serbë të cilët nuk japin dorëheqje kur i urdhëron Beogradi, mbushja e institucioneve me serbë të cilët me një thirrje nga Beogradi japin dorëheqje, nuk është shtetndërtim demokratik ajo është vetëmashtrim i yni”, tha kryeministri Kurti./Front Online
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Incident në Prizren: Turiste japoneze lëndohet pas përplasjes me qen endacak gjatë vizitës kulturore

Kandidatët e LDK-së për deputetë e nisin ditën me kafe në Shatërvan

SHBA-ja dhe Irani në prag të një marrëveshjeje: Hapet Ngushtica e Hormuzit

