LAJME

Kurti mori pjesë në inaugurimin e gjeneratës së re të asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore: Një shoqëri që çmon dijen për të gjithë, prodhon më shumë drejtësi për secilin

Kurti mori pjesë në inaugurimin e gjeneratës së re të asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore: Një shoqëri që çmon dijen për të gjithë, prodhon më shumë drejtësi për secilin
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Qershor 2026, 17:55

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në inaugurimin e gjeneratës së re të Kualifikimit të Nivelit V Post-Sekondar për Asistent për Nxënës me Nevoja të Veçanta Arsimore.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, duke shprehur mbështetjen e Qeverisë për nismat të cilat i fuqizojnë profesionistët e arsimit dhe krijojnë mundësi më të mira për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë, Kurti tha se arsimi gjithëpërfshirës është një objektiv politikash dhe përgjegjësi e përbashkët për investim në të ardhmen e vendit dhe në respektimin e të drejtave të njeriut.

“Një shoqëri që çmon dijen për të gjithë, prodhon më shumë drejtësi për secilin. Andaj, përgatitja profesionale e asistentëve për nxënës me nevoja të veçanta arsimore ka rëndësi të jashtëzakonshme për vendin tonë dhe të ardhmen e fëmijëve”, tha ai, duke shtuar se këta profesionistë luajnë një rol kyç në përkrahjen e fëmijëve dhe në ndërtimin e shkollave ku secili nxënës ndihet i barabartë.

Ai falënderoi asistentët e ardhshëm, për përzgjedhjen e këtij profesioni fisnik dhe me ndikim të madh shoqëror.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika