- Reklama -

Kurti mori pjesë në hapjen e edicionit të 8-të të Konferencës së Ambasadorëve: Ajo që kemi ne dhe që kurrë nuk mund të ketë Serbia, është një kauzë e drejtë dhe një përkushtim i palëkundur për paqe dhe siguri në rajon

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen dhe ditën e parë të edicionit të 8-të të Konferencës së Ambasadorëve, që organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, një ngjarje kjo e rëndësishme vjetore, e cila mbledh përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës nga e gjithë bota. 

“Duke vlerësuar nder adresimin në këtë konferencë, kryeministri Kurti tha se mbajtja e kësaj konference vjetore, na kujton se Ministria e Punëve të Jashtme është i vetmi dikaster në qeverinë tonë që ka gjithsej 53 degë të ndryshme të shpërndara në gjashtë kontinente, përveç Antarktikut. Prej Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, deri te shtetet e largëta si, Australia, Japonia, Panamaja dhe Senegali, ai tha se kemi 34 ambasada, 12 konsullata të përgjithshme, katër konsullata, dy misione të posaçme dhe një zyrë ndërlidhëse. Midis këtyre janë përfaqësi edhe të reja të hapura rishtas, në Poloni, Kolumbi, Malajzi, dhe pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

- Reklama -

“Kjo shpërndarje e gjerë e përfaqësive, e cila është shpërndarja më e gjerë në historinë e Republikës sonë, përbën njëkohësisht edhe avantazh, edhe sfidë. Avantazhi është se i mundëson shtetit tonë që të ketë 53 zëra të fuqishëm nëpër botë, për të shtyrë përpara interesat më të rëndësishme të Kosovës dhe të qytetarëve të saj”, tha kryeministri Kurti, njofton ZKM.

Në njoftim thuhet se në fjalën e tij, para ambasadorëve të Kosovës të akredituar nëpër botë, kryeministri Kurti theksoi se kjo konferencë po mbahet në një moment veçanërisht sfidues për botën dhe rajonin tonë.

“Forcat e fashizmit dhe të ekstremizmit të djathtë po rriten gjithnjë e më shumë. Lufta ilegale e pajustifikueshme e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në vitin e saj të katërt. Dhe, mbi të gjitha, përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë, vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndaj sigurisë tonë kombëtare. Me miliona të shpenzuara për lobimin dhe komunikimin botëror, lufta propagandistike e Serbisë, në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Ruse, po egërsohet nga dita në ditë, duke shpërndarë në mënyrë sistematike, në çdo skaj të botës, mesazhe të rrejshme kundër Republikës tonë”, tha ai, duke shtuar se roli që luani si zëri ynë jashtë vendit, pra nuk është vetëm për t’i luftuar drejtpërsëdrejti propagandat dezinformuese kundër Kosovës, por edhe për të promovuar sa më shumë sukseset e mëdha të shtetit dhe të qytetarëve tanë, shkruan në njoftimin e ZKM-së.

“Në këtë betejë, nuk kemi mundësi që ne ta mbyllim hendekun financiar me Serbinë, prej shumë miliona eurosh, në fushën e lobimit dhe të komunikimit në masë. Mirëpo, ajo që kemi ne dhe që kurrë nuk mund të ketë Serbia, është një kauzë e drejtë dhe një përkushtim i palëkundur për paqe dhe siguri në rajon dhe më tej. Kjo kauzë dhe ky përkushtim, bashkë me punën dhe pasionin tuaj si përfaqësues të Republikës sonë, nuk mund të blihen, me asnjë çmim dhe nuk mund ta kenë asnjëherë askund ndonjë zëvendësim”, u shpreh më tej kryeministri Kurti, thuhet në njoftim.

Në fund theksohet se në adresimin e tij, ai po ashtu shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij ambasadorëve dhe përfaqësuesve tanë në misionet diplomatike, për punën e përditshme dhe të palodhshme, për çdo takim me zyrtarë të shteteve pritëse dhe çdo shërbim të kryer për shtetasit e Kosovës të shpërndarë nëpër botë. 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort