Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë mbajtur sot konferencë për media.
Nga aty është bërë e ditur se Komisioni i Venecias ia ka dhënë dritën e gjelbër, pjesërisht, propozimit të Qeverisë së Kosovës për vetting në sistemin e drejtësisë, raporton Front Online.
Kryeministri Kurti, ka thënë se të gjithë jemi dëshmitarë të njollosjes së gjyqësorit me veprime të pamatura.
“Gjyqësori i tillë sfidon lirinë e kërcënon demokracinë”, ka thënë ai.
Sipas tij vettingu është i domosdoshëm.
“Sot fillojmë punën në realizimin e këtyre proceseve jetike për Kosovën me përkrahje të Komisionit të Venecias. Reforma më nuk do të pres e qytetari më nuk mund të pres”, është shprehur Kurti në konferencë.
“Komisioni na ka dhënë afinitet të plotë dhe të gjitha këto do ti jetësojmë me ju”, është shprehur Kurti.
Rivlerësimin e verifikimin e aftësive të krerëve të pushtetit gjyqësor dhe prokurorial e nisim me mekanizma të jashtëm, të pavarur nga çdo ndërhyrje. Sot jemi këtu për të prezantuar Vettingun dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Të dy këto të vlerësuara lartë nga Komisioni i Venecias që Qeverisë së Kosovës ia ka falur besimin profesional për të jetësuar reformën e premtuar. Komisioni i Venecias na bind që reformat janë adekuate dhe në pajtim me politikat e shteteve demokratike”, ka shtuar ai.
Këto komente Kurti i bëri në lidhje me seancën e mbajtur nga Komisioni i Venecias, ku janë votuar dy opinione ligjore të rëndësishme për Kosovën/Front Online