Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë, e cila s’e njeh Pavarësinë e Kosovës, me ftesë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis,
Kurti merr pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë jonjohëse

Në këtë tryezë organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” po marrin pjesë kryeministra dhe ministra të vendeve të ndryshme, zyrtarë qeveritarë, vendimmarrës, drejtues të korporatave dhe akademikë.
Me temën “Nga distancimi social te solidariteti social”, kjo tryezë është hapësirë për dialog mbi çështjet që përcaktojnë botën, bazuar në përvojat e shteteve në ballafaqim me pandeminë COVID-19 dhe përpjekjet e përbashkëta për shoqëri më të qëndrueshme e më të barabarta.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara të shtunën, temperaturat deri në 15 gradë

Gjashtë të dënuar certifikohen pas përfundimit të programit rehabilitues në Prizren

Obama kritikon Izraelin: U mori tokën palestinezëve, ka shkuar përtej kufijve të justifikueshëm

