LAJME

Kurti merr një vendim për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, hyn në fuqi sot

Kurti merr një vendim për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, hyn në fuqi sot
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shkurt 2022, 10:35

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka njoftuar se e ka marrë një vendim për punësimin e personave me aftësi të kufizuara.

Kurti tha se me vendimin e tij, organet e administratës shtetërore obligohen ta zbatojnë këtë.

“Lidhur me punësimin, sot kam marrë vendim që i obligon organet e administratës shtetërore që gjatë vitit 2022 t’i plotësojnë kuotën për punësimin e personave me aftësi të kufizuar”, tha ai.

Kurti njoftoi se ky vendim ka hyrë në fuqi sot.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika