- Reklama -

Kurti me video njofton punësimin e 10 mërgimtarve

Kryeministri Albin Kurti u është drejtuar mërgimtarëve që të aplikojnë në Programin për Diplomaci Qytetare, përmes të cilit do të angazhohen dhjetë profesionistë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për gjashtë muaj.

“Mërgata jonë gjithmonë ka qenë një nga kontribuuesit më të rëndësishëm të popullit tonë për Republikën tonë. Me Qeverinë tonë, ka ardhur koha që diaspora të jetë pjesë e vendimmarrjes në përpjekjet e Kosovës sonë për të zgjeruar prezencën e saj kudo në botë. Po e fillojmë këtë me profesionistë të rinj nga mërgata. Thirrja për aplikim në Programin për Diplomaci Qytetare vazhdon të jetë e hapur. Ky program parasheh angazhimin e dhjetë profesionistëve të rinj nga diaspora në Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës për një periudhë gjashtë mujore”, ka njoftuar kryeminsitri nëpërmjet një video-paraqitjeje.

- Reklama -

Ai ka njoftuar se afati i fundit për aplikim është data 28 gusht.

“Bëhuni pjesë duke aplikuar që sot. Për më shumë informata për procesin e aplikimit dhe për programin vizitoni faqen: www.cdfellowship.com Suksese!”, ka shkruar në fund Kurti.

Në ndërkohë gjatë ditës së sotme ka filluar greva e përgjithshme në sektorin publik. Por të gjithë grevistët po rrezikojnë të mbesin edhe pa rroga, pasi që Qeveria Kurti, më saktësisht Ministria e Financave ka vendosur qe grevistet të pezullohen nga puna dhe t’iu ndalohen benefitet tjera, përgjatë kohës sa janë pjesë e grevës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort