Qeveria e Kosovës në një mbledhje të premten e ka risjellë projektligjin për çmimet tavan.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky ligj eviton keqpërdorimet në emër të krizave dhe mbron lirinë e tregut nga abuzimi.
“Kemi nisur edhe iniciativë për krijimin e ligjit që njihet si ligji për çmimet tavat, kjo jo për ta penguar zhvillimin e askujt, por për të evituar keqpërdorimet në emër të krizave të vazhdueshme dhe rritjen artificiale të çmimeve. Ngjashëm si iniciativa edhe ky ligj u pat sfiduar në Gjykatën Kushtetuese nga ana e opozitës. Andaj po e risjellim për miratim këtë projektligj që vjen si përgjigje e domosdoshme ndaj një realiteti që qytetarët e kanë përjetuar, rritje e papritur e çmimeve, paqartësi në treg dhe mungesë e mekanizmave efektivë për mbrojtje e ruajtja. Me këtë ligj po e mbrojmë lirinë e tregut nga abuzimi”, ka thënë ai.





