LAJME

Kurti: Mbi 200 milionë euro investime janë paraparë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak

Kurti: Mbi 200 milionë euro investime janë paraparë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Dhjetor 2024, 21:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se mbi 200 milionë euro investime janë paraparë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak.

Kurti, tutje ka thënë se në agjendë të Qeverisë është edhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës.

“Mbi 200 milionë euro investime janë paraparë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak. Krahas saj, në agjendë të punës e kemi edhe hekurudhën Prishtinë-Durrës, që është një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore dhe kombëtare të historisë së pas çlirimit”, ka shkruar Kurti.

Kurti, teksa ka ndarë një video të postuar nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, nga punimet në linjën hekurudhore, ka theksuar se modernizimi i hekurudhës do ta transformojë transportimin e mallrave dhe njerëzve, do t’i forcojë dhe shpeshtojë lidhjet e qyteteve, dhe do ta mbrojë mjedisin nga ndotja.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika