Kryeministri i vendit, Albin Kurti po qëndron në një vizitë në Francë, në mbështetje të sportistëve kosovarë në Lojërat Olimpike 2024.
Kurti ka pohuar se presidenti francez Emannuel Macron i ka bërë bashkë ditën e premte liderët dhe partnerët e rëndësishëm të botës demokratike, transmeton Telegrafi.
“Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, e Presidenti Francez, Macron na bëri dje bashkë në Pallatin Elysee. Shkëmbime e bashkëbisedime me liderë dhe partnerë të rëndësishëm të botës demokratike”, thotë kryeministri në postimin e bërë në Facebook.





