Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vendimi për liberalizim të vizave dhe pranimi i aplikimit në Këshill të Evropës janë konfirmim se Kosova është në rrugën evropiane e në “rrugën e duhur”.
“Javën që lamë pas, çdo qytetar është ndier më evropian dhe më afër Evropës. Liberalizimi kishte ngecur për katër vjet në agjendën e Këshillit të Bashkimit Evropian. Me shumë mund e angazhim, veçanërisht me vendet hezituese arritëm ta zhbllokojmë këtë proces. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm qytetarët më në fund mund të udhëtojnë pa viza. Pasaporta jonë do të jetë më e fuqishme ashtu siç po bohet shteti ynë çdo ditë”, ka thënë ai në nisje të mbledhjes së Qeverisë të mërkurën.





