Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur marrëveshjen për lëvizje lirshëm vetëm me leternjoftime në mes të Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës.
Kurti, pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit, është deklaruar para mediave duke thënë se një marrëveshje e këtillë është një lajm i gëzueshëm.
“Meqenëse janë marrëveshje ndërkombëtare tash pason ratifikimi në parlamente veç e veç. Nga prishtina në sarajevë e anasjelltas do të mund të udhëtohet vetëm me leternjoftime, që është një lajm shumë i gëzueshëm. Njëkohësisht, me udhëheqjen rrotative, e cila fillon në Shqipërinë, ne jemi shumë të lumtur që fuqizimi këtij procesi ia dha Gjermania”, ka deklaruar ai.





