LAJME

Kurti lavdëron punën e tij: Për 100 ditë morrëm 144 vendime

Kurti lavdëron punën e tij: Për 100 ditë morrëm 144 vendime
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Qershor 2021, 15:00

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur për 100 ditëshin e parë të qeverisjes.

Ai ka thënë se në 100 ditët e para ka marrë 144 vendime dhe ka kaluar disa projektligje.

“Në këto 100 ditë kemi marrë 144 vendime dhe kemi kaluar projektligje e dokumente të rëndësishme të kanë hedhur bazat për reforma afatgjata dhe themelet për shtet të drejtë e ligjor”, deklaroi Kurti, shkruan Reporteri.net.

Kurti ka thënë se qeveria e tij do të jetë e pakompromis dhe nuk do të ndalet në luftën kundërkorrupsionit.

Ai ka folur edhe për pandeminë me ç’rast ka pohuar se qeveria e tij ka menaxhuar me sukses përballjen me COVID-in. /Reporteri.net/.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika