Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video ka thënë se javën e ardhshme përmbyllet tremujori i parë i vitit të dytë të qeverisjes së tij.
Në këtë video i pari i ekzekutivit flet vetëm për ekonomi dhe të arriturat në këtë sektor sipas tij.
Ai tha se zhvillimi ekonomik ka qenë dhe do të mbetet prioriteti i qeverisë “Kurti”.
Kurti vlerësoi se politikat e tyre kanë pasur ndikim pozitiv.
“Kemi shënuar rritje ekonomike prej 10.53% të bruto produktit vendor, eksporti është rritur për 83% dhe investimet e huaja direkte janë rritur për 22%. Ekonomisë i kemi shtuar 25 mijë vende pune, kemi shpërndarë mbi 400 milionë euro në bazë të Pakos së Ringjalljes ekonomike”, tha ai
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.