Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nga sot do të hapet fushata për informimin e qytetarëve për liberalizimin e vizave.
Fushata do të lansohet në Sheshin “Skënderbeu“ me fillim nga ora 13:00 nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.
“Aktiviteti i parë do mbahet në Prishtinë për të vijuar më tej në krejt Kosovën”, ka bërë të ditur dje Qeveria e Kosovës.





