Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar intelektualin Ukshin Hoti në 80 vjetorin e lindjes së tij.
“Në 80 vjetorin e lindjes së tij, jemi përplot pikëllim e trishtim për profesor Ukshin Hotin që s’e kemi fizikisht mes nesh. Por jemi edhe përplot nder e krenari që e kemi shpirtërisht përmes veprës që na e la. Dhe, jemi edhe përplot përgjegjësi e obligim që ta rilexojmë dhe ndjekim atë vepër, për jetën tonë dhe të ardhmen tonë” – ka shkruar kryeministri Kurti.
Më 16 maj 2023, janë mbushur 24 vjet që nga zhdukja e profesorit, aktivistit dhe intelektualit Ukshin Hotit.