- Reklama -

Kurti kujton Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorët e rënë: Jetëshkrimet e secilit dëshmor, burime të historisë moderne të Kosovës

Kryeministri, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar Mujë Krasniqin dhe 41 ushtarët e UÇK-së në 26 vjetorin e rënies heroike të tyre, duke thënë se “duke i kujtuar çdo vit në përvjetorët e tyre të përjetësimit, historitë e tyre i institucionalizojmë në vlerat e shtetit tonë, rezultat i sakrificës së tyre”.

“Jetëshkrimet e secilit dëshmor të lirisë janë burime të historisë moderne të Kosovës, sepse me veprat e tyre, ata e kanë bërë vet këtë histori. Rëniet e dëshmorëve në luftën për lirinë e Kosovës, janë stacione përkujtimi dhe reflektimi për kultivimin dhe mirëmbajtjen e angazhimit tonë të përditshëm për fuqizimin e kësaj lirie. Andaj sot, 26 vjet më pas, i kujtojmë 41 dëshmorët në me krye Mujë Krasniqin – Kapuçin, të rënë më 14 dhjetor 1998, në përballje me ushtrinë serbe te Likenet e Hasit në Gorozhup të Pashtrikut. Mirënjohje e thellë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti, duke ia bashkangjitur postimit listën e 41 dëshmorëve të rënë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort