LAJME

Kurti kujton ditën e martirëve në Korishë

Kurti kujton ditën e martirëve në Korishë
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Maj 2024, 00:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e 25 vjetorit ka kujtuar 13 majin e viti 1999, ku forcat serbe kryen masakër mbi popullsinë civile në Korishë. Në këtë masakër përmes një kurthi të organizuar nga forcat serbe u vranë  77 civilë, ku prej tyre, 14 ishin fëmijë.

“Më 13 maj të vitit 1999, forcat e armatosura të Serbisë kryen masakër mbi popullsinë civile të pafajshme në Korishë. Aty u vranë 77 civilë. Prej tyre, 14 ishin fëmijë.

Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, janë dëshmi e pafajësisë së tyre dhe e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Në Ditën e Martirëve të Korishës, kujtojmë civilët shqiptarë nga Korisha dhe fshatrat Bllacë, Budakovë, Greikoc, Reshtan, Mushtisht e Maçitevë, të vrarë në maj të vitit 1999. Përkujtojmë viktimat civile që ishin futur në kurthin e vdekjes prej forcave serbe.

Lavdi martirëve të Korishës! Lavdi secilës jetë të sakrifikuar në rrugën tonë për liri!”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika