LAJME

Kurti kthehet në Prishtinë pas takimit të djeshëm në Bruksel, duartrokitet nga qytetarët

Kurti kthehet në Prishtinë pas takimit të djeshëm në Bruksel, duartrokitet nga qytetarët
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Qershor 2021, 18:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kthyer në Kosovë pas takimit që zhvilloi një ditë më parë në Bruksel me presidentin serb, Alaksander Vuçiq.

Një qytetarë ka postuar një video të shkurtër ku shihet teksa Kurti është dukë dalë nga aerpoorti i Prishtinës.

Disa qytetarë të cilët ndodheshin në aeroport e kanë duartrokitur Kurtin.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Kujtojmë se në takimin e djeshëm në Bruksel të ndërmjetësuar nga BE, dy delegacionet nuk janë dakorduar asgjë, përveç datës për takimin e radhës që do të mbahet më 25 korrik.

Në këtë takim, kreu i ekzekutivit kosovar ka propozuar katër propozime të cilat janë refuzuar nga pala serbe.

Opozita në Kosovë e ka kritikuar Kurtin për deklarimet e tij pas takimit të djeshëm.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika