EKONOMI

Kurti: Kritikat në drejtim të Qeverisë për rritjen e çmimeve mund të shkaktojnë nervozë e frikë te qytetarët

Kurti: Kritikat në drejtim të Qeverisë për rritjen e çmimeve mund të shkaktojnë nervozë e frikë te qytetarët
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Tetor 2021, 10:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish për rritjen e çmimeve të produkteve bazike për jetesë në Kosovë.

Kurti ka thënë se rritja e çmimit të energjisë ka nxitur edhe rritjen e çmimit të vajit dhe produkteve tjera.

Madje ai bëri thirrje që të mos kritikohet qeveria për këto rritje, pasi që sipas tij, kritikuesit mund ta përkeqësojnë situatën.

“Rritja e çmimit të energjisë nxiti edhe çmimin e vajit dhe produkteve tjera. Fushata që në qendër ka fajësimin e qeverisë për efekt mund të ketë veç shtrimin e terrenit për manipuluesit për rritjen e çmimit duke përkeqësuar kështu situatën dhe të nxis nervozë, frikë dhe panik tek qytetarët si konsumatorë. Kërkoj nga qytetarët të ruani qetësinë dhe durimin teksa po punojmë që të kemi një pako masash që do t’iu vijnë në ndihmë të tejkaloni vështirësitë financiare që ju keni”, ka thënë Kurti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika