LAJME

Kurti: Krimet e Serbisë të kryera në Kosovë nuk falen dhe nuk harrohen

Kurti: Krimet e Serbisë të kryera në Kosovë nuk falen dhe nuk harrohen
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Maj 2023, 15:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se krimet e Serbisë të kryera gjatë luftës në Kosovë nuk mund të falen dhe as harrohen.

“Sistemi ynë i drejtësisë duhet të angazhohet për drejtësi për viktimat dhe gjykim e dënim të kriminelëve të luftës dhe urdhërdhënësve të tyre. Proceset e rralla e të pakta gjyqësore në Serbi ishin tallje me viktimat dhe shpërlarje kriminelësh”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Sipas tij gjaku i të rënëve për liri nuk humbet dhe kujtimi për ta është i përjetshëm./RTKlive/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika