Në Kuvendin e Kosovës sot filluan punimet e sesionit të 36-të Asamblesë Rajonale të Evropës (ARE) të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, në të cilat mori pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Kurti: Kosova synon të anëtarësohet me të drejta të plota në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë

Kurrti ka thënë ky parlament simbolizon një përpjekje të gjatë për liri, drejtësi dhe barazi. Por ai ka shtuar se, përkundër dëshirës për t’u avancuar nga anëtare e asociuar në anëtare të plotë të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Kosova ende nuk ka mundur t’i përmbushë të gjitha detyrat e nevojshme për të fituar këtë status.
Samiti i fundit i mbajtur në Francë tetorin e kaluar, dhjetë vjet pasi Kosova u bë anëtare vëzhguese, ishte gjithsesi një moment i rëndësishëm në rrugën tonë drejt vlerave përbërëse të organizatës, ka thënë Kurti.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

