Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Strategjik të Bledit, ka thënë se përfshirja e gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor në BE do të ishte në përfitim të dyanshëm.
“E para kufijtë e jashtëm të BE-së do të bëheshin më të vegjël, dhe do të ishte mirë për të dyja palët. Po ashtu çdo i treti qytetarë i gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor nuk është banor rezident në Ballkan Perëndimor, jeton në Evropën Perëndimore. Me përfshirjen e gjashtëshes së BE-së shtetet tona dhe diaspora do të ishin në një entitet të njëjtë, e do të ishte shumë mirë për ekonominë. Shembull Kosova ka gati 20 për qind të GDP-së totale nga remetancat”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë se Kosova është shtet pro perëndimor dhe aspiron të anëtarësohet sa më shpejt në BE dhe NATO.





