- Reklama -

Kurti: Kosova prijëse e respektimit të lirisë së besimit e fesë

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë marrë pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për Liritë Fetare, ku i pari i qeverisë me këtë rast tha se në Kosovë liria e besimit dhe e fesë janë të garantuara, duke shtuar se edhe para miratimit të ligjit respektimi i lirive fetare ka qenë në nivel.

Madje ai vlerësoi se Kosova qëndron e para në rajon sa i përket sundimit të ligjit dhe qëllim ka që të arrijë standardet në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

- Reklama -

“Ndër qëllimet  e projektligjit është përditësimi i kornizës ligjore për liritë fetare. Liria e besimit dhe e fesë është e garantuar. Liria e besimit dhe fesë ngërthen të drejtën për të pranuar fenë. Konventa për të drejtat e njeriut përcakton se çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe fesë”.

“Edhe para se te miratohej projektligji, Kosova qëndron mirë për respektimin fetar. Kosova qëndron e para në rajon në sundimin e ligjit. Edhe në këtë fushë Qeveria synon të arrijë standarde në mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

“Një shoqëri e hapur si Kosova mirëpret qytetarë nga çdo kënd i botës. Ndër qëllimet e projektligjit është për të promovuar këtë pluralizëm fetar”, deklaroi kryeministri Kurti./ EO

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort