Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është e dedikuar për rend, ligj dhe luftim të korrupsionit në vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.
Në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor që po mbahet në kuadër të Samitit në Londër, ku po marrin pjesë gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit, Kurti ka thënë se Kosova është në linjë me këto dy vende si në vlerat politike, ashut edhe në ato të biznesit.
“Jemi të dedikuar për rendin, ligjin dhe luftën kundër korrupsion në vijë me Amerikën dhe Anglinë, si në vlerat politike po ashtu edhe në ato të biznesit, sidomos pas agresionit rus në Ukrainë”, ka thënë ai në fjalimin e tij mbi pyetjen se pse duhet të investohet në Kosovë.
Kurti ka përmendur edhe përparimin në zhvillim ekonomik dhe stabilitetin institucional, që sipas tij, ka ndihmuar për t’i luftuar rreziqet për sigurinë.
“Kosova udhëheq Ballkanin Perëndimor sa i përket projektimeve në vitet 2024-2025, kemi po ashtu përparime në rend dhe ligj dhe avancime në të drejtat politike, civile dhe demokracinë zgjedhore. Kjo e pozicionon Kosovën në një situatë të favorshme në hartën globale. Kemi një fuqi punëtore, mosha mesatare e Kosovës është 31-vjecare. Kemi ekonomi të tregut të hapur që krijon një ambient të mirë për bizneset. Jemi të vendosur mirë për investime teknologjike, nga 23 vende evropiane, Kosova del e 11-ta në rangim, duke i lënë prapa të gjitha vende kandidate për anëtarësim në BE. Në këto tri vjet kemi dyshuar si eksportet, ashtu edhe investimet e drejtpërdrejta të huaja, na nevojiten ende investime të këtij lloji”, është shprehur ai.
Lidhur me prioritetet rajonale ndërkufitare, Kurti ka thënë se nevojiten investime si për transport, ashtu edhe për energji e infrastrukturë.
Kurti ka deklaruar se rreth 7 miliardë euro të ndara nga BE-ja veçse janë të synuara.
“Kemi kryer ankandin për megawat solar në perëndim të Kosovës, gjashtë korporata po garojnë, kemi ofruar 15 vjet të kontratave me 75 euro për megawat në orë, do të hapim edhe një ankand tjetër nga mesi i këtij viti, në këtë rast j solar por me energji të erës. Sa i përket transportit, pikë së pari me Shqipërinë jemi të dedikuar për një lidhje hekurudhore mes Prishtinës dhe Durrësit, të porteve të thata që promovojnë rritjen ekonomike, tregtinë dhe që është rajon më i lidhur dhe prosperues. Studimet e fizibilitetit tregojnë se linja më e mirë është ajo që lidh Gjakovën me Shkodrën, Prizreni duhet të lidhet me Tetovën, na nevojitet një tunel që duhet të hapet në të dyja vendet. Kjo do të mundësojë lëvizjen e lehtë ndërkufitare dhe fuqizimin e lidhjeve kulturore, tregtisë. Në partneritet me Malin e Zi fokusi është në ndërtimin e rrugëve të reja”, ka thënë ai.