LAJME

Kurti: Kosova luajti më mirë sesa rezultati që pësoi

Kurti: Kosova luajti më mirë sesa rezultati që pësoi
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Mars 2021, 07:41

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar pas ndeshjes Kosovë-Suedi.

Kurti tha se Kosova luajti më mirë sesa rezultati që pësoi.

“Pa lojtarin e saj kryesor, tifozët në tribina, Kosova sonte luajti shumë më mirë sesa rezultati që pësoi me Suedinë. Kjo na jep shpresë për ndeshjet e ardhshme teksa jemi veçse në fillim të kualifikimeve për botërorin 2022”.

Kombëtarja nuk e nisi mirë kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”, duke pësuar humbje 3:0 kundër Suedisë në “Fadil Vokrri”.

Më 31 mars Kosova do të luajë kundër Spanjës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika