Pas nënshkrimit të vendimit për liberalizim të vizave, Zyra e Kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se Kosova ishte vendi i fundit në Ballkan që akoma kishte regjim të vizave.
Sipas kësaj zyre, Kosova i përket Evropës dhe tashmë qytetarët tanë do mund të ndihen evropianë.
“Pas shumë viteve pritjesh, në një ceremoni të organizuar në Parlamentin Evropian në Strasburg, u nënshkrua zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendimi u nënshkrua nga përfaqësuesit e dy institucioneve të BE-së, Parlamentit Evropian dhe Këshillit, respektivisht nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe Jessika Rosëall, Ministrja për Çështje Evropiane e Suedisë. Prezent në këtë ceremoni ishte dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla”.





