Në mbledhjen e VI-të të Këshillit Ministror për Integrim Evropian po diskutohet për përgatitjen e vendit në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanit Perëndimor dhe reformat kyçe të Programit Kombëtarë për Integrim Evropian 2024-2028.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke folur para vartësve të tij dhe drejtues të tjerë të institucioneve tjera me rëndësi, ka thënë se Kosova është gati për të filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Besojmë që anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci. Jemi të gatshëm t’ju përgjigjemi mijëra pyetjeve që BE-ja mund t’i ketë për të nisur këtë proces. Ne jemi gati për të filluar negociatat për anëtarësim dhe besojmë se kemi punuar shumë për këtë filluar këtë proces. Kemi plotësuar kritere të shumta. Plani i rritjes së BE-së i ka dy qëllime, përshpejtimi i zhvillimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimit të procesit të anëtarësimit në BE”, ka thënë Kurti





