Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij të mbajtur në Forumin e parë Ekonomik Turqi-Kosovë tha se janë dy fusha ku Kosova do që t’i fuqizojë raportet mes dy shtetve që u quajtën të shkëlqyera në nisje të kësaj ngjarjeje.
Sipas tij, ato fusha janë siguria dhe mbrojtja si dhe zhvillimi ekonomik. Madje Kurti tha se në fjalim ia kanë shkruar dy herë “I ftoj inverstitorët e rinj” por ai e ka bërë një thirrje të tillë tri herë, njofton Klankosova.tv.





