- Reklama -

Kurti konfirmon se ka arrestime lidhur me sulmin në Ibër Lepenc

Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se tashmë janë bërë arrestimet e para në lidhje me sulmin terrorist të mbrëmshëm në Zubin Potok.Në orët e para të mëngjesit kanë nisur bastisjet në disa lokacione lidhur me sulmin në kanalin e Ibër Lepencit.“Policia po i zhvillon hetimet. Ka kryer bastisje, ka edhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminelë e terroristë do të përballen me drejtësinë, me fuqinë e ligjit të drejtë të Republiëks Demokratike të Kosovës” – ka thënë Kurti nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve që posedon KALLXO.com janë intervistuar nga policia më shumë se pesë persona në lidhje me rastin e vendosjes së mjetit shpërthyes në digën e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.Kurti shtoi se nga çfarë ka parë në vendngjarje, nuk ka mundësi që sulmi të jetë bërë nga një a dy individë, por nga një organizatë profesioniste.“Ky ishte sulmi i tretë, kishte edhe dy sulme të tjera në 72 orët e fundit. Këto sulme janë kryer nga profesionistë. Unë e pashë në vendin e ngjarjes, nuk ka mundësi këtë ta bëjë një individ apo dy, nuk ka mundësi që këtë ta bëjë qytetarë të zakonshëm, e ka bërë një organizatë që është e profesioniste në sulmet të tilla profesioniste dhe aftësinë, kapacitetin dhe interesin për një gjë të tillë e ka veç Serbia” – tha ai.

- Reklama -

 

Shefi i Qeverisë ka bërë sërish ndërlidhjen e këtij sulmi me sulmet ruse në Ukrainë duke thënë se gjatë kësaj jave ka pasur sulme të mëdha me mbi 200 raketa në në infrastrukturën kritike, vecanërsiht në kapacitetet energjetike në Ukrainë.“…që kanë bërë që mbi 1 milion amvisëri në Ukrainë të mbeten pa energji elektrike. Përveç kësaj është bërë edhe ajo që në literaturë të mbrojtjes quhet luftë kinetike, sepse po synohet dëmtimi i infrastrukturës kritike, ku dëmi është maksimal” – shtoi ai.“Policia në Kosovë nuk është kundër serbëve. Por Serbia është kundër Kosovës dhe ajo financon, orkestron, mbështet, dirigjon grupe të tilla kriminale që i ka në listë të rrogave dhe në organogram të pushtetit, prandaj e bëjmë fajtor Serbinë” – shtoi Kurti.Heshtjen e deritanishme të Presidentin të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai e quajti të parastësishme, pasi që sipas tij, Vuqiç pret të dijë sa është dëmi për të ditur çfarë episodesh tjera të organizojë.Deklarata e kryeministrit Kurti, pamjet: RTV Dukagjini:

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort