Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se së fundi janë liruar edhe katër policët e radhës të ndaluar nga Serbia.
Ai nga mbledhja e qeverisë, ka treguar se zëvendësdrejtori i Policisë, Dejan Jankoviq, vazhdon të mbahet nga autoritetet serbe.
“Lajmi i fundit që na vjen është se të gjithë policët e ndaluar, tashmë janë liruar përveç zëvendëdrejtorit Jankoviq. Ai po mbahet në burg në Serbi”, ka treguar Kurti nga mbledhja e qeverisë, njofton KlanKosova.tv.