• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Wednesday, March 29, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Kurti kërkon vëzhgim të ndërkombëtarëve për procesin e regjistrimit të popullsisë shqiptare në Serbi

tvprizreni by tvprizreni
October 31, 2022
in LAJME, VENDI
0
Kurti kërkon vëzhgim të ndërkombëtarëve për procesin e regjistrimit të popullsisë shqiptare në Serbi
0
SHARES
78
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në përfundim të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe pasurive në Serbi.

Ai ka thënë se me gjithë diskriminimin me të cilin përballen shqiptarët në Serbi, ata i janë përgjigjur masivisht procesit të regjistrimit.

Kurti ka thënë se që nga dita e parë ka bërë thirrje që regjistrimin e popullsisë mos të trajtohet vetëm si veprim të natyrshëm, por si veprim kombëtar e historik.

“Sepse shqiptarët në Serbi, e me theks të veçantë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc nuk trajtohen në mënyrë të barabartë me qytetarë të tjerë. Në rrethana normale e në vende me demokraci të zhvilluar e liri të garantuara, ky proces do të trajtohej si proces i natyrshëm, por në të tilla rrethana nuk jetojnë shqiptarët në Serbi. Ata përballen me mosintegrim e me shkelje të të drejtave elementare të njeriut”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka thënë se përkundër pengesave të shfaqura gjatë procesit të regjistrimit, shqiptarët janë aktivizuar në maksimum për një muaj rreth, që të regjistrohen të gjithë, e edhe ata që janë me banim të përkohshëm në Kosovë e diasporë.

Postimi i plotë i Kurtit:

Të nderuar qytetarë shqiptarë në Serbi,

të dashura motra e vëllezër nga Presheva, Medvegja e Bujanoci,

Nga 1 tetori e deri më sot, kur po përfundon regjistrimi i popullsisë dhe pasurive, shqiptarët që jetojnë në Serbi e të cilët në vazhdimësi përballen me diskriminim në bazë të kombësisë, e së fundmi edhe me pasivizim të adresave, iu përgjigjën masivisht procesit të regjistrimit.

Që në ditën e parë, si Kryeministër i Republikës së Kosovës bëra thirrje që regjistrimin e popullsisë mos ta trajtojmë vetëm si veprim i natyrshëm, por si veprim kombëtar e historik. Sepse shqiptarët në Serbi, e me theks të veçantë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc nuk trajtohen në mënyrë të barabartë me qytetarët e tjerë.

Në rrethana normale e në vende me demokraci të zhvilluar e liri të garantuara, ky proces do të trajtohej si proces i natyrshëm, por në të tilla rrethana nuk jetojnë shqiptarët në Serbi. Ata përballen me mosintegrim e me shkelje të të drejtave elementare të njeriut.

Sot, kur po përfundon një proces me interes të veçantë edhe për Qeverinë e Republikës së Kosovës, informacionet që vijnë nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, janë se përkundër pengesave të shfaqura gjatë procesit të regjistrimit, shqiptarët janë aktivizuar në maksimum për një muaj rresht, që të regjistrohen të gjithë, e edhe ata që janë me banim të përkohshëm në Kosovë e diasporë.

U jam mirënjohës sot tërë spektrit politik shqiptar anekënd, shoqatave, organizatave joqeveritare, klerikëve fetarë e në veçanti secilit regjistrues shqiptar për angazhimin e palodhur që për një muaj të regjistrojnë çdo shqiptar.

Po ashtu, falënderoj punëdhënësit në Kosovë, që kanë liruar punëtorët nga puna për ditët që u janë nevojitur për regjistrim. Njëkohësisht u bëj thirrje, që njëjtë të veprojnë edhe pasditen e sotme.

Të nderuar bashkëkombas,

Jemi të vetëdijshëm që edhe përpunimi i të dhënave, proces në të cilin shqiptarët nuk do të kenë qasje, është shumë i rëndësishëm. Duke pasur parasysh deklaratat skandaloze të kreut të Serbisë se shifrat e paraqitura, ende pa përfunduar procesi, janë shifra të fryera nga shqiptarët, kërkojmë vëzhgim nga bashkësia ndërkombëtare.

Këto deklarata dëshmojnë se pse procesi i regjistrimit të popullsisë e pasurive, për shqiptarët ka rëndësi historike e kombëtare.

Të dashura motra e vëllezër nga Presheva, Medvegja e Bujanoci,

Pranoni përshëndetjet e përzemërta të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe mirënjohjen time të thellë, për të gjithë shqiptarët atje, që me vendosmëri dëshmuat se jeni aty, e se jeni shumë më shumë se që ju paraqesin.

Download Premium WordPress Themes Free
Download Best WordPress Themes Free Download
Download Nulled WordPress Themes
Download WordPress Themes
udemy paid course free download
download micromax firmware
Download WordPress Themes Free
free download udemy paid course
Previous Post

Shuhet familja shqiptare në Itali, humb jetën nëna dhe tre të mitur

Next Post

MPB: Pas 21 nëntorit, gjobë 150 euro për targat serbe

Next Post
Të hënën kontrata për targa të reja – ato “KS”, do të largohen nga përdorimi

MPB: Pas 21 nëntorit, gjobë 150 euro për targat serbe

Të Fundit

Eurodeputeti Mandl: Asociacioni, si Tiroli Jugor – pa organ legjislativ

Eurodeputeti Mandl: Asociacioni, si Tiroli Jugor – pa organ legjislativ

March 29, 2023
Punëtorët shëndetësorë nesër sërish futen në grevë

Sindikata e QKUK-së thotë se vlera e ndërrimeve të natës për infermierë është 20 dhe 22 Euro

March 29, 2023
Haradinaj dhuron gjak në kujtim të dëshmorëve dhe të rënëve për liri

Haradinaj dhuron gjak në kujtim të dëshmorëve dhe të rënëve për liri

March 29, 2023
Rama: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro

Rama: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro

March 29, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Eurodeputeti Mandl: Asociacioni, si Tiroli Jugor – pa organ legjislativ

Eurodeputeti Mandl: Asociacioni, si Tiroli Jugor – pa organ legjislativ

March 29, 2023
Punëtorët shëndetësorë nesër sërish futen në grevë

Sindikata e QKUK-së thotë se vlera e ndërrimeve të natës për infermierë është 20 dhe 22 Euro

March 29, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.