Pasi Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Këshilli i BE-së dhe Komisioni i BE-së duhet të veprojnë që t’i dhënë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.
Kurti përmes një cicërime në twitter ka mirëpritur votat e sotme të shumicës dërrmuese në Parlamentin Evropian për mbështetjen e Kosovës në liberalizimin e vizave.
“Unë e mirëpres votat e sotme të shumicës dërrmuese nga @Europarl_EN në favor të liberalizimit të vizave për #Kosovën . @EUCouncil duhet të ndjekin të dy @EU_Comission dhe vullnetin e shumicës së Parlamentit të BE-së dhe të veprojë për t’i dhënë fund izolimit të padrejtë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Kurti.
I welcome today's overwhelming majority vote by @Europarl_EN in favor of visa liberalization for #Kosova.
The @EUCouncil should follow both @EU_Commission and the will of the majority of the EU Parliament and act to end the unjust and unfair isolation of Kosova's citizens.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 25, 2021
Raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Viola Von Cramon ka bërë të ditur se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur 472 eurodeputetë.
Ajo ka kërkuar edhe njëherë që Këshilli i BE-së të veprojë dhe të liberalizojë vizat që ka premtuar për Kosovën.