LAJME

Kurti: Kemi shpëtuar e restauruar trashëgiminë e vlefshme kulturore dhe historike që po degradohej

Kurti: Kemi shpëtuar e restauruar trashëgiminë e vlefshme kulturore dhe historike që po degradohej
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Nëntor 2024, 16:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qeveria e tanishme e ka shpëtuar dhe restauruar trashëgiminë e vlefshme kulturore e historike, që sipas tij ajo po degradohej.

Tutje, Kurti është shprehur se sot ka më shumë qendra të kulturës dhe hapësira për të rinj sesa ka pasur ndonjëherë, e Lojërat Mesdhetare 2030 do ta gjejnë me infrastrukturën më të mirë sportive në rajon.

“E kemi shpëtuar dhe restauruar trashëgiminë e vlefshme kulturore e historike që po degradohej. Sot kemi më shumë qendra të kulturës dhe hapësira për të rinj se që kemi pasur ndonjëherë. E Lojërat Mesdhetare 2030 do të na gjejnë me infrastrukturën më të mirë sportive në rajon”, ka shkruar Kurti.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika