- Reklama -

Kurti: Kemi përmirësuar imazhin e shtetit, Kosova ka filluar të çlirohet nga korrupsioni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin me kryetarët e komunave të Kosovës duke diskutuar për buxhetin e vitit 2023 ka thënë se këtë vit për nivelin komunal buxheti krahasuar me vitin e kaluar ka rritje për 100 milionë euro.

Sipas kreut të ekzekutivit, kjo duhet të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve.

- Reklama -

“Buxheti i vitit 2023 mbi 3.2 miliardë euro e më i larti ndonjëherë në Kosovën e pavarur, për nivelin komunal ka rritje për 100 milionë euro krahasuar me vitin paraprak, kjo duhet të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se qëllimi i këtij takimi është që të ketë një ekzekutim të mirëfilltë të buxhetit të vitit 2023 duke qenë sa më afër komunave.

“Qasja jonë është duke qenë afër komunave, si kryeministër i vendit jam i hapur të jem afër jush me bashkëpunëtorët e mi që janë këtu sot”.

Kurti ka thënë se në këtë drejtim së bashku me ministrat disa herë radhazi janë realizuar një sërë takimesh me qytetarë për të prezantuar buxhetin.

“I kemi realizuar 240 pozita për inspektoratët, që të kemi më shumë inspektorë që të mbrohen të drejtat e punëtorëve, të sigurohet cilësia e shërbimeve dhe mbledhja e tatimeve”, ka vijuar Kurti.

Ai ka thënë se gjatë vitit 2022, kjo qeveri ka përmirësuar dukshëm imazhin e vendit duke bërë kështu që Kosova të fillojë të çlirohet nga korrupsioni.

“Gjatë vitit që lamë pas, kemi vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës, ku Qeveria realizoi një sërë veprimesh kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kemi përmirësuar dukshëm i mazhin e vendit tonë, Kosova ka filluar të çlirohet nga korrupsioni”, ka thënë kryeministri.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort