LAJME

Kurti i shkruan Bedri Hamzës, por thotë se oferta që kishte për LDK-në nuk vlen për PDK-në

Kurti i shkruan Bedri Hamzës, por thotë se oferta që kishte për LDK-në nuk vlen për PDK-në
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Prill 2026, 11:23

Kryeministri, njëherit kryetari i LVV-së, Albin Kurti pas takimit pa rezultat me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për çështjen e presidentit, ka shpalosur detaje nga dy ofertat që i bëri Abdixhikut.

Ai tha se i ofroi kreut të LDK-së, postin e zëvendëskryeministrit, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera.

Madje Kurti tha se postin e zëvendëskryeministrit ia propozoi vetë Abdixhikut.

Një tjetër ofertë që sipas tij u refuzua nga LDK është edhe propozimi që posti i Kryetarit të Kuvendit t’i takoj kësaj partie, pra që nënkryetari i LDK-së ti ndërrojë vendet me kryetaren e Kuvendit nga radhët e LVV-së.

Pas shterimit të mundësive me LDK, Kurti tha se i ka dërguar një mesazh kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

“Para se të vija këtu i kam dërguar mesazh kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza dhe të shohim tash çka është e mundur që të ecim përpara”, tha Kurti.

Mirëpo ai shtoi se oferta që ishte për LDK-në nuk vlen për PDK-në.

“Propozimi ynë oferta jonë që u refuzua për bashkëqeverisje me LDK, ka qenë ekskluzive për LDK-në. Ju duhet të kuptoni që vetë LDK nuk ka konsideruar asnjëherë që asaj i takon presidenti. Duhet ta kuptoni situatën e vështirë që ndodhem unë, nuk mund të bëhem më LDK se vetë LDK-ja”, tha Kurti./Telegrafi

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika