LAJME

Kurti i gatshëm të organizojë zgjedhje në veri: Masat e BE-së po na dëmtojnë

Kurti i gatshëm të organizojë zgjedhje në veri: Masat e BE-së po na dëmtojnë
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Gusht 2023, 15:29

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një intervistë dhënë “Bloomberg” ka thënë se ka urgjencë për ta implementuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Ai ka shtuar se është i gatshëm të organizojë edhe zgjedhje në veri, shkruan lajmi.net.

Tutje, në lidhje me masat nga BE, ai ka thënë se po e dëmtojnë ekonomikisht Kosovën në aspektin e mbështetjes financiare.

“Masat po na dëmtojnë në aspektin e mbështetjes financiare dhe materiale të fondeve dhe granteve dhe kredive që marrim nga BE-ja. Po dëmtojnë agjencitë tona shtetërore dhe komunitetin tonë të biznesit”, ka thënë ai.

“Bashkimi Evropian dhe SHBA duan ta ndihmojnë Kosovën, por gjithashtu duan ta largojnë Serbinë nga ndikimi rus”, tha kryeministri.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika