- Reklama -

Kurti i drejtohet serbëve të Kosovës: Mos i besoni britmave luftënxitëse të Beogradit

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, i është drejtuar qytetarëve të komunitetit joshumicë serb në Kosovë në gjuhën serbe duke u ka bërë thirrje atyre që ata që mos t’i besojnë britmave luftë-nxitëse të zyrtarëve të lartë të Beogradit.

“Beogradi zyrtar zyrtarisht gënjen. Qeveria e Kosovës dhe institucionet e tjera shtetërore do t’ju mbrojnë edhe prej tyre. Paqja dhe siguria juaj janë obligimi ynë” – ka thënë Kurti përmes një videomesazhi

- Reklama -

Kurti ka thënë se në Kosovë nuk ekziston jotolerancë ndëretnike siç propagandojnë disa, përkundrazi, ekziston bashkëpunimi, sidomos në ekonomi dhe në treg.

“Natyrisht, aty ku ka fitim ka edhe bashkëpunim, por ky bashkëpunim duhet të jetë ligjor dhe i rregullt. Megjithatë, duhet të pranojmë se ekziston një barrierë gjuhësore, pra fakti që gjithnjë e më pak shqiptarë flasin gjuhën serbe dhe anasjelltas” – tha Kurti.

Sipas tij, është me rëndësi që të luftohet për drejtësi, mirëqenie dhe se është i nevojshëm inkorporimi dhe unifikimi i sistemit shëndetësor dhe arsimor.

“Unë angazhohem për unitet dhe barazi. Sigurisht, dualizmi i sistemit shëndetësor dhe arsimor nuk është i qëndrueshëm. Është i nevojshëm inkorporimi i tyre dhe unifikimi. Këtë nuk dua ta bëj kundër jush apo pa ju”- ka thënë ai.

Sipas tij, gjatë mandatit të ardhshëm, bashkë me kryetarët e ardhshëm të komunave, do të punojnë për inkorporimin e shëndetësisë dhe arsimit në një sistem të vetëm.
“Besoj se është e mundur të kemi sistem ligjor e të drejtë dhe që funksionon shumë më mirë. Dhe e dimë sa të domosdoshme janë investimet e mëdha. Brenda një procesi të tillë do t’i bashkojmë idetë, përvojat dhe forcat me partnerët tanë ndërkombëtarë: Bashkimin Europian dhe përfaqësuesin e tij special për dialog, vendet e Quint-it dhe KFOR-in”- ka shtuar ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort