LAJME

Kurti i dërgon letër Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e spitalit të fëmijëve

Kurti i dërgon letër Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e spitalit të fëmijëve
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Shtator 2021, 11:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu ka dërguar letër falënderimi ministres së Shtetit dhe Drejtorit të Departamentit të Shëndetësisë të Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e spitalit të fëmijëve, shkruan Gazeta Sinjali.

“Spitali i fëmijëve ‘Sheikha Fatima’, që e inauguruam së bashku, do të mbetet dëshmi e përjetshme e solidaritetit dhe shpirtit human të popullit t Tuaj për fëmijët e vendit tim”, thuhet në letrën e falënderimit të Kurtit për ministren, Maitha bint Salem Al Shamsi.

Kurti më tutje ka shfaqur gatishmëri për bashkëpunim ekonomik mes dy shteteve dhe ka thënë se investimet e Emirateve të Bashkuara Arabe do të mirëpriten nga Kosova.

“Na ka gëzuar shumë gatishmëria dhe vullneti Juaj për të mbështetur edhe më tej spitalin e fëmijëve… Do të mirëprisnim investimet e Emirateve të Bashkuara Arabe edhe në fusha të tjera dhe jemi të gatshëm për t’i intensifikuar bashkëpunimin ekonomik e tregtar ndërmjet dy shteteve tona”, thuhet më tej.

Kujtojmë se më 13 shtator është mbajtur ceremonia e inaugurimit të Spitalit të Fëmijëve “Sheikha Fatima” në Prishtinë, donacion ky i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika