Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar 401 euro në llogarinë e tij në bankë, sipas formularit të deklarimit të pasurisë, të publikuar të martën nga Agjencia Kosovare Kundër-Korrupsionit (AKK).
Ai nuk ka deklaruar ndonjë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme në emër të tij.
Si pasuri të bashkëshortes, ka deklaruar një banesë me sipërfaqe 67 metra katrorë në Norvegji, në vlerë prej 400.000 euro.
Ndërkohë bashkëshortja e tij, ka deklaruar para të gatshme në vlerë prej 23.000 euro.
Sipas deklarimit, bashkëshortja e Kurtit ka detyrime ndaj një banke në Oslo për blerjen e banesës, derisa vetë kryeministri paguan qira mujore për shtëpinë ku banon me familjen e tij në Prishtinë, në vlerë prej 250 euro.
Për dallim nga tre muajt e parë të vitit 2021, Kurti për këtë vit nuk ka deklaruar të hyra nga pozita e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.
KËTU mund t’i shihni të gjitha deklarimet e pasurisë të zyrtarëve publikë për këtë vit.
https://www.akk-ks.org/deklarimi_i_pasuris/171/deklarimet/171