Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur thirrjen ndaj opozitës që të rikthehet në Kuvendi i Kosovës dhe të marrë pjesë në proceset vendimmarrëse.
Ai theksoi se Kuvendi është vendi ku deputetët duhet të përfaqësojnë qytetarët dhe të ofrojnë zgjidhje konkrete, duke kritikuar bojkotin dhe bllokimet.
“E kam edhe një herë thirrjen për opozitën që të vinë në Kuvend, sepse aty është shtëpia e deputetëve, të ofrojnë zgjidhje, sepse këto bllokime nuk çojnë askund dhe të marrin pjesë ashtu siç i kanë votuar qytetarët që përfaqësohen prej tyre”, deklaroi Kurti në konferencwn për media.
Sipas tij, bojkotimi i institucioneve nuk ndihmon funksionimin e shtetit dhe as përparimin e proceseve demokratike në Kosovë./Zëri





